Kosova

Kosovë: Kërkohet ndalimi i burkas në vendet publike

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut vlerëson se kthimi i shtetasve kosovarë nga Siria është në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, sikur që është edhe detyrim shtetëror, përcjell albinfo.ch.

Por, KMDLNJ thotë se stigmatizimi i tyre fillon me femrat, për të cilat thuhet se janë martuar disa herë, thua se kjo paraqet ndonjë interes për publikun.

“Stigmatizimi pastaj vazhdon me pamjet filmike, ku shihen duke u dërguar në gjykatë të mbuluara me burka në vend se t’i dërgojnë në mënyra të tjera, e që në këtë fazë të mos i ekspozohen publikut. Ndalimi i përdorimit të burkas në vende publike nuk bie në kundërshtim me të drejtat e njeriut, prandaj edhe duhet të sanksionohet me ligj”, thuhet në reagim, përcjell albinfo.ch.

Po ashtu, në këtë reagim theksohet se  burka po krijon paragjykime të opinionit ndaj atyre që e bartin, sikur që bartësit e burkas po i identifikon me një dhunë potenciale.

“KMDLNJ nuk ka asnjë dilemë për ndalimin e burkas në vende publike”, thuhet po ashtu në deklaratë.