Kosova
Kosovë: Kërkesa për shtimin e qendrave të votimit për diasporën shihet si ndërhyrje e qeverisë në procesin zgjedhor
Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025 tash e disa kohë po zhvillohet fushatë zgjedhore, ndonëse zyrtarisht ende ka kohë për të nisur.
Organizata për monitorimin e procesit zgjedhor Demokracia në Veprim ka evidentuar se në këtë para fushatë, qeveria aktuale ka shfaqur tendenca të ndërhyrjes në procesin zgjedhor.
Kjo me anë të vendimeve të fundit që ka marrë për rritjen e pagave për sektorin publik.
“Element tjetër dallues është edhe rritja e pagës minimale nga 264 në 380 euro. Ndonëse ne e mirëkuptojmë vendimmarrjen për këto elemente, vetë hyrja në fuqi e tyre, pak javë para organizimit të procesit zgjedhor përbën ndërhyrje në përcaktimin e lirë të votuesve”, shtoi Eugen Cakolli hulumtues në DnV.
Tutje, si ndërhyrje shihet edhe rritja e pensioneve prej 20% për disa kategori sociale që nga muaji tetor, dhe rritja për kategorinë e veteranëve të luftës që do të hyjë në fuqi nga muaji janar.
Ndërhyrje tjetër e evidentuar nga DnV-ja është edhe kërkesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme për të hapur më shumë qendra votimi për diasporën.
“Elementi kryesor është ndërhyrja e ekzekutivit në votimin jashtë vendit, ku deri më tani janë dy elemente dalluese, së pari kemi pasur raportimin se Ministria e Punëve të Jashtme u ka dërguar letër udhëheqësve të misioneve diplomatike jashtë vendit që të kërkohen hapësira alternative për votim të cilat do të hapen si qendra të votimi. Ne besojmë se një kërkesë e tillë, nëse është e vërtetë, përveç se bën tejkalim të kompetencave është shkelje flagrante ligjore”, ka thënë Cakolli.
Demokracia në Veprim bëri të ditur se para fushata është zhvendosur në shtetet e Bashkimit Evropian dhe është orientuar nga diaspora, ky sipas tyre prin partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje me organizime, por që edhe opozita në këtë kohë po zhvillon tubime me diasporën.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi 21-vjeçari nga Zvicra Lindore vuan nga paraliza cerebrale për shkak të një hemorragjie të trurit në...
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme