Kosova
Kosovë: Këngëtarët e gastronomia, nën llupën e inspektorëve tatimorë
Sipas ATK-së, gastronomia është njëri nga sektorët që prodhon shmangie tatimore.
Ka shumë këngëtarë në Kosovë që paguajnë vetëm 500 euro tatim shtetit kur marrin pjesë në një aheng familjar, por në fakt, çmimi për një dasmë shkon deri në 10 mijë euro.
Kështu deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, i cili në konferencë për media theksoi se gastronomia është njëri nga sektorët që prodhon shmangie tatimore.
“Në këtë rast kemi përgatitur projektin e veprimit, ku me anë të një kampanje i kemi informuar të gjithë aktorët në përputhje me të gjitha deklarimet nga legjislacioni tatimor”, tha Murtezaj, transmeton Albinfo.ch.
Ai po ashtu bëri të ditur se Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) shumë shpejt do të fillojë aktivitetin e tyre për të evidentuar aktivitetet për veprimtarinë gastronomi/hoteleri, këngëtarë, si dhe sallonet e bukurisë në sezonin e verës.
“Kjo mospërputhje sigurisht se do të reflektojë me veprimet tona dhe pastaj pas afateve të rregullta ne do të jemi të detyruar që fillimisht të bëjmë krahasimin e tyre me të dhënat që ne i kemi, ne do të vazhdojmë me procedurat tona ndëshkimore”, tha Murtezaj.
E-Diaspora
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi Një zë i ri nga diaspora: 26-vjeçarja publikon librin e saj të dytë dygjuhësor “Gefühle können...
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën