Kosova
Kosovë: Katër raste me virusin AH1N1

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bëri të ditur se janë raportuar katër raste me virusin AH1N1 në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në komunikatën e lëshuar për media thuhet se ndonëse ka raste të raportuara të gripit, asnjëri nuk e kalon pragun epidemik.
“Nga 1 tetori 2018 deri sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 24,725 raste të dyshimta me grip, 4,155 raste me infeksione respiratore akute dhe 29 raste me infeksione të rënda respiratore akute”.
“Deri sot nga Klinika Infektive janë raportuar katër raste exitus të konfirmuara me influencë AH1N1. Pacientët kanë pasur sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator dhe nuk kanë qenë të vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal”, thuhet në komunikatë.
AH1N1 është një lloj më i komplikuar i gripit, që njihet edhe si grip i derrave, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Instituti ka dhënë rekomandime që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorin sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë të Neuchâtelit promovojnë libra mbi luftën në Kosovë Shoqata e studentëve ANEA kishte mysafir profesor Nusret Pllanën, i cili ka mbajtur një ligjëratë mbi...
-
Në panairin BIOFACH 2025, produktet shqiptare në qendër të vëmendjes
-
Kinematografia shqiptare, në fokusin e festivalit italian Sudestival 2025
-
Vjenë: Mbrëmje letrare kushtuar “Letërsisë Gjermano-Shqiptare”
-
Për 17 vjet, diaspora dërgoi 13.7 miliardë euro në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shikon flotën e trenave me shpejtësi të lartë për lidhjet evropiane Hekurudha Federale Zvicerane po shqyrton prokurimin e deri në 40 trenave të shpejtësisë së lartë që...
-
Pesë vjet më parë, Zvicra u mbyll nga Covid-19 duke u zhytur në pasiguri
-
Zvicër: Kërkohet të lehtësohen detyrimet kontraktuale me mjekët
-
Debat i posaçëm për azilin: Parlamenti dëshiron të kontrollojë më intensivisht kufijtë kombëtarë
-
Studentët shqiptarë të Neuchâtelit promovojnë libra mbi luftën në Kosovë