Kosova

Kosovë: Kampi i Policisë në Mitrovicë nga sot quhet ‘Enver Zymberi’

Policia e Kosovës me një ceremoni përkujtimore nderoi të rënët në detyrë si dhe bëri emërtimin e kampit në Mitrovicë nga Belvedere në emrin e Heroit Enver Zymeri

Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete të larta shtetërore, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të policëve të rënë në kryerje të detyrës, si dhe u rreshtuan njësitë e ndryshme policore në nderim të kolegëve të rënë në detyrë, të cilët dhanë atë më sublimen, jetën e tyre në shërbim të atdheut.

Me këtë rast, personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i lartë i Policisë, fillimisht bënë homazhe pran Lapidarit të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës në Prishtinë, më pastaj kanë vazhduar me homazhe duke vendosur lule te vendi i rënies në detyrë të Heroit Enver Zymeri me 26 korrik 2011.

Ceremonia përmbyllëse u realizuar në ish-kampin Belvedere në Mitrovicë Jugu, ku Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Kolonel Gazmend Hoxha iu drejtuan të pranishmëve me nga një fjalë rasti, si dhe së bashku me të birin e Enver Zymerit, Sokol Zymeri, zbuluan pllakën me emërtimin e ri të këtij kampi.