Kosova
Kosovë: Kalimi hekurudhor sërish me probleme, treni përplas veturën duke lënë 4 të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Stupë të Klinës, në Kosovë, ku një tren është përplasur me një veturë, duke lënë katër persona të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së rajonit të Pejës, Driton Rugova.
«Sot, rreth orës 12:35, policia ka marrë njoftim për një aksident në fshatin Stupë të Klinës, ku u përfshinë një tren dhe një veturë. Si pasojë, katër persona pësuan lëndime trupore», deklaroi Rugova për mediat, transmeton albinfo.ch.
Kjo ngjarje vjen vetëm pak javë pas një tjetër aksidenti të ngjashëm në Klinë, ku përplasja e një treni me një veturë mori jetën e një personi dhe lëndoi tre të tjerë.
Ngjarja e sotme rikthen shqetësimet për sigurinë në kalimet hekurudhore, një problem që vazhdon t’i marrë jetë dhe të shkaktojë dhimbje në vendin tonë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor












