Kosova

Kosovë: Hedhet granatë dore afër liqenit të Ujmanit, dëmtohen 2 vetura

Një shpërthim nga një granatë dore është raportuar të ketë ndodhur në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

Mediat në Kosovë raportojnë se dy vetura janë dëmtuar në afërsi të Liqenit të Ujmanit, konkretisht në pjesën ku po freskohen qytetarët si pasojë e gjuajtës me granatë dore.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani tha se Policia e Kosovës ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po qëndrojnë ende aty.