Lajme
Kosovë, hapet Panairi Ndërkombëtar i Edukimit
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha se panairi është një mundësi e mirë për të rinjtë, që t'i këmbejnë përvojat dhe të orientohen në karrierë

Përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Maqedoni dhe Mali i Zi, po marrin pjesë në Panairin e 10 Ndërkombëtarë të Edukimit dhe Panairin Ndërkombëtarë për Turizëm, Hotelieri dhe Gastronomi që po mbahet në Prishtinë. Panairin e shpalli të hapur Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.
Në këtë panair, kanë prezantuar dhe ofertuar programet edukativo- arsimore, si dhe punimet e tyre nxënësit, përkatësisht institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional dhe Kolegje të Kosovës dhe rajonit.
Ministri Bajrami, është shprehur se kjo është një mundësi e mirë që të promovohen mundësit që ka sfera e edukimit, sidomos e arsimit profesional, në mënyrë që të shohim shkathtësitë dhe inovacionin e nxënësve.
“Jemi të angazhuar që përmes edukimit të krijojmë një rini të edukuar dhe arsimuar, me kompetenca dhe shkathtësi, që nesër do të bëhet edhe bartëse e proceseve të tranzicionit, kjo edhe për faktin se kemi një rini inteligjente, e cila meriton të ketë edukim dhe aftësim profesional të nivelit evropian”, tha ministri Bajrami.
Në vazhdim, ministri Bajrami tha se, MASHT është duke bërë një rishikim strategjik të programeve edukativo- arsimore, sipas nevojave te tregut të punës, kështu që ta fusim frymën e ndërmarrësisë dhe të biznesit tek të rinjtë, të tregojmë se ëndrra për t’u bërë një biznesmen dhe ndërmarrës i suksesshëm krijohet me një sistem të mirë të edukimit.
Ministri Bajrami, gjithashtu tha se ky Panair i Edukimit, ofron mundësi të mirë edhe të këmbimit të produkteve dhe përvojave të nxënësve dhe shkollave.
“Kjo është edhe një mundësi shumë e mirë që të rinjtë, të këmbejnë përvoja dhe të shohin mundësitë që ofron tregu kosovarë dhe të orientohen në karrierë”, theksoi ministri Bajrami.
Ministra e Arsimit ka filluar projektin e ndërlidhjes së shkollës me biznesin, ndërsa janë nënshkruar dhe do të vazhdojnë të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi me një sërë ndërmarrjesh të Kosovës, për të krijuar mundësinë që nxënësit kosovarë krahas mësimit teorik të përfitojnë edhe njohuri praktike.
E-Diaspora
-
Deputeti zviceran, kundër diskriminimit të kosovarëve në sigurimin e makinave Pensionistët kosovarë janë të dëmtuar nga sigurimi i makinave: Deputeti i Parlamentit zviceran kërkon të ndalojë...
-
Austri: Ekspozitë e piktorit shqiptar Haxhi Fejzullahi
-
Doktori nga Kosova emërohet shef klinike në landin e Thuringenit në Gjermani
-
Puna me kohë të pjesshme: Si të shmangni boshllëqet e pensioneve
-
Gjenevë: U promovua libri “Shekulli i parë” në një festë të kujtesës historike
Jeta në Zvicër
-
Lozana rrezikon të humbasë statusin si kryeqytet i Vaud-it Një propozim i ri nga 23 deputetë të kantonit Vaud synon të ndryshojë statusin e Lozanës...
-
Franga zvicerane “fituesja” më e madhe nga tarifat e Trumpit – por çfarë ndodh me konsumatorët zviceranë?
-
Industria zvicerane e djathit në krizë, prodhuesit detyrohen të ndërpresin veprimtarinë
-
Parlamenti zviceran kërkon që fishekzjarret të lejohen vetëm me autorizim
-
Fillon puna për Eurovizion në Bazel