Lajme
Kosovë, gjysma e opozitës në burg
Policia e Kosovës, dje dhe sot, ka arrestuar tetë deputetë opozitarë, duke çuar në 13 numrin e deputetëve të arrestuar. Të gjithë akuzohen për hedhje të gazit brenda Kuvendit
Seanca e djeshme plenare e Kuvendit të Kosovës e goditi rëndë bllokun opozitar, i cili pagoi shtrenjtë rebelimin në Parlament me hedhje të gazit lotsjellës. Pas përfundimit të seancës, Policia e Kosovës arrestoi katër deputetët opozitarë nga Lëvizja Vetëvendosje: Glauk Konjufcën, Besa Baftiun, Aida Dërgutin, Fisnik Ismailin dhe Faton Topallin.
Po ashtu sot janë shoqëruar në Polici edhe tre deputetë nga AAK: Pal Lekaj, Time Kadriaj dhe Teuta Haxhiu. Këta deputetë, dyshohet se kanë hedhur herë gaz lotsjellës brenda Kuvendit të Kosovës. Me arrestimet e fundit ka shkuar në 13 numri i deputetëve të arrestuar për shkaka të rebelimit në Parlament.
Masa ndëshkimi mbi të njëjtat dyshime kanë edhe Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Ismail Kurteshi nga Vetëvendosje, Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën dhe Donika Kadaj Bujupi nga AAK.
Për zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij, partia më e madhe opozitare Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për të dënuar atë që e quajtën “uzurpim të Kuvendit dhe arrestimet politike që po kryhen ndaj deputetëve të opozitës”.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Driton Çaushi ka deklaruar se ajo që ka ndodhur dje në Parlamentin e Kosovës nuk ka qenë gjë tjetër veç se një mbledhje e paligjshme dhe se Qeveria me veprimet e saj po dëshmon se ka uzurpuar Kuvendi dhe ka kthyer vendin në një shtet policor.
Tri partitë opozitare që kanë formuar një aleancë anti-qeveri, kanë gjithsej 30 deputetë. Por, e veçanta është se në arrest janë dy shefa të grupeve parlamentare, një ish kryetar i Partisë dhe një nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.
Deputetët opozitarë kanë hedhur gaz lotsjellës me qëllim që ta bllokojnë punën e legjislativit, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës, tërheqjen e nënshkrimeve nga dy marrëveshjet e fundit, njërën me Serbinë për asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe tjetrën me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Sipas Kodit Penal dhe Procedurës Penale të Kosovës, mbajtja dhe përdorimi i gazit lotsjellës është vepër penale dhe parashikon dënime deri në disa vjet burg. Por, sipas opozitarëve gazi është mjet politik për të kundërshtuar marrëveshjet që cenojnë integritetin politik dhe territorial të Kosovës.
E-Diaspora
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare Në krijimin e tij më të fundit, “K’cimi i Tropojës”, piktori shqiptar që jeton në Austri,...
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
-
Maltina Jashari, garuesja e parë shqiptare në Formula
Jeta në Zvicër
-
Bagazhet mbërrijnë gjithnjë e më vonë në aeroportin e Cyrihut Linja ajrore SWISS po kritikon qendrën e saj, aeroportin e Cyrihut, për numrin e lartë –...
-
Vendpushimet e skive zvicerane me taksat më të larta dhe më të ulëta turistike
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
Avioni zviceran bën ulje emergjente në Austri për shkak të tymit në bord
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian?