Kosova
Kosovë: Dyshime se mustaqet e Adem Jasharit dhe gishti i Isa Boletinit u dogjën nga zjarri në IML
Në institutin e Mjekësisë Ligjore në Kosovë, ku zjarri mori një pjesë të objektit, po ruhej edhe historia e rëndësishme e Kosovës.
Ngjitur me zyren e mjeko-ligjorit Valon Hyseni, Dukagjini merr vesh se të ruajtura kanë qenë edhe mustaqet e heroit kombëtar, Adem Jashari e pjesë të trupit të Isa Boletinit, edhe ato i shkrumboi ai zjarr.
Një ditë pasi që zyra e tij u kaplua nga flaka, Valon Hyseni nga Instituti Mjekësisë Ligjore po mundohet të gjej ndonjë material që ka mundur t’i shpëtoj nga ajo hapësirë.
E Prokuroria Themelore ende nuk ka dal me një rezultat përfundimtar se çka e shkaktoi zjarrin.
“Ju njoftojmë se aktualisht ndaj këtij rasti po vazhdon ndërmarrja e veprimeve hetimore në koordinim me institucionet relevante, andaj në këtë fazë nuk mund të japim detaje të tjera”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që thotë se dyshimet e para janë tek sistemi elektrik.
“Sipas informacioneve të para nga ata dhe ato i kemi siguruar dje në orët e vona të mbrëmjes, ka pasur një defekt në sistemin elektrik, mirëpo ka diskutime për brenda vet ekspertëve dhe stafit të mjekësisë ligjore që mund të jetë shkaku prej kohës që është ndërtuar ai objekt”, ka thënë ministrja Haxhiu.
Për shkak të rëndësisë dhe materialeve sensitive që bartë ky institucion, ish-sekretari i Ministrisë së Drejtësisë sugjeron që të kihet më shumë kujdes rreth këtyre problemeve
“Duhet kihet parasysh që IML është institucion shumë me rendësi ku në kuadër të këtij institucioni pos ekzaminimeve, dhe ekspertizave që realizohen ato edhe ruhen për një periudhë të caktuar andaj duhet te kihet kujdes dhe qasje në bazë të materialeve dhe gjësendeve që ndodhën aty”, ka thënë Ardian Bajraktari.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën