Lajme

Kosovë: Dy viktima dhe afro 1.800 raste të reja me COVID-19

Dy persona kanë vdekur dhe 1.793 të tjerë kanë dalë pozitivë me koronavirus, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.

Sipas raportit ditor, rastet pozitive dolën pas testimit të 4.513 mostrave apo 39.72 për qind e mostrave dolën pozitive për sëmundjen COVID-19. Numri i rasteve të reja paraqet një rritje krahasuar me një ditë më parë, kur u regjistruan 842 infektime me koronavirus.

Në 24 orët paraprake janë shëruar 174 qytetarë, ndërkaq raste aktive me koronavirus aktualisht janë 8.035.