Kosova

Kosovë: Dy të vdekur dhe 787 raste të reja me Covid-19

Dy persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 787 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja kanë dalë nga 5 mijë e 82 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Sot janë shëruar 3 mijë e 613 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 195 mijë e 21.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 20 mijë e 995.