Kosova

Kosovë: Miku vret dhëndrrin, të dy jetonin në diasporë

Një krim i rëndë ka ndodhur sonte në komunën e Klinës në Kosovë ku raportohet se në një lokal një person u qëllua me armë zjarri dhe për pasojë vdiq.

Anton P. po dyshohet se u vra nga Tush.F i cili tashmë po kërkohet nga Policia.

Prela nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve dhe vdekja e tij është konstatuar nga mjekët në spitalin e Pejës.

Sipas medieve i dyshuari dhe viktima kishin lidhje miqësie mes vete. Sipas burimeve të pakonfirmuara miku vrau dhëndrrin.

Sinjali raportoi se i dyshuari ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes. Ai ka grabitur një veturë në rrugë, duke e kërcënuar shoferin dhe me të njëjtin automjet është arratisur.

Ndërsa albinfo.ch mëson se personi i vrarë jetonte ne Lucern dhe bashkë me dorazin ishin për pushime në Kosovë.