Kosova
Kosovë: Defender Europe’23, ngjarja më e madhe ushtarake në vend
Kosova për herë të dytë është nikoqire e stërvitjes së njohur ndërkombëtare “Defender Europe 2023”.
Në ceremoninë e cila u organizua në sheshin e Prishtinës, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu theksoi se kjo është një ditë historike për Kosovën.
“Kjo stërvitje përkon edhe me 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës. “Është ditë aq e freskët sa edhe ndërhyrja e NATO-s kundër regjimit të Millosheviqit. Ne ishim viktima e regjimi i Millosheviqit ishte agresori. Le të shërbejë kjo stërvitje ndërkombëtare si triumf i shpirtit njerëzor dhe vullnetit të paepur të ushtarëve si ju”, theksoi Osmani.
Ndërsa kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij, tha se “Defender Europe 2023” është ngjarja më e madhe ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë.
“Mbi 1 mijë e 300 ushtarakë do të ekzekutojnë detyra në krah të 24 mijë ushtarakëve të forcave të armatosura të 25 vendeve të NATO-s dhe atyre partnere të SHBA-së”, tha kryeministri Kurti.
Kurti bëri të ditur se në këtë ushtrim, FSK radhitet e katërta në mesin e 25 ushtrive pjesëmarrëse sa i përket numrit të personelit të angazhuar.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit” Berset thotë se ai ka folur edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile për demokracinë...
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026