Kosova

Kosovë: Bie numri i rasteve, 119 të infektuar me Covid-19 në 24 orë

Janë konfirmuar edhe 119 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkruan albinfo.ch.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

“Dje janë testuar 420 mosta të marra nga QKUK, gjurmimi i kontakteve në terren, prej të cilave 119 kanë rezultuar pozitivë. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 5237”, ka thënë Ramadani.