Kosova

Kosovë, arsimi publik në nivelin Bachellor dhe Master do të jetë pa pagesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë sot të ditur se nga 1 tetori, duke filluar nga viti akademik 2021 arsimi publik në nivelin Bachellor dhe Master do të jetë pa pagesë, ndërsa në studimet e Doktoraturës  do të ketë lehtësime.

Kurti këtë deklaratë e bëri në një konferencë të përbashkët për media me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Nga 1 tetori i këtij viti, duke filluar nga vitit akademik 2021/22 arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelin Bachelor dhe Master. Ndërsa, për studentët e doktoraturës do të ketë lehtësime të veçanta”, tha ai.