Kosova
Kosovë: Arrestohen 2 zyrtarë, falsifikuan dokumente dhe pajisën një person me identitete të rrejshme
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një pune hetimore kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova relevante për të dyshuarit me iniciale (I. M.) dhe (A. G.), zyrtarë në Qendrën për Regjistrim Civil në Obiliq, për të cilët dyshohet se duke keqpërdor detyrën zyrtare, kanë falsifikuar dokumentet zyrtare, me ç ‘rast i kanë mundësuar personit me iniciale (F. A.) që të pajiset edhe me dy identitete tjera të rrejshme dhe atë në emrat (A.G.) dhe (A.R.), dhe po ashtu duke e pajisur të njëjtin me dokumente valide të Republikës së Kosovës (Çertifikatë të lindjes dhe letërnjoftim) me identitete të rreme.
“Lidhur me rastin ne fjalë janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore të përcaktuara në Autorizimin e lëshuar nga PTH – Prishtinë dhe veprime shtesë të cilat janë konsideruar si të nevojshme. Për gjatë gjithë kohës hetuesit kanë qenë në konsulta të vazhdueshme me Prokurorin e rastit dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra është nxjerr përfundimi se: Si rezultat i keqpërdorimit të Autorizimeve nga personat e dyshuar (duke tejkaluar kompetencat e tyre, duke i mundësuar personit (F.A.) që të pajiset me dokumente zyrtare të Republikës së Kosovës si identitet i rrem në dy raste dhe atë në emrat si A.G dhe A.R. ), pa plotësuar kriteret e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton albinfo.ch.
Tutje bëhet e ditur se mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se të dyshuarit e lartcekur me iniciale dyshohet se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën