Kosova

Kosovë: Aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë. I dyshuari S.T, i nacionalitetit serb akuzohet për krime të kryera më 1998-99 në fshatin Reznik të Vushtrrisë dhe në fshatrat përreth të kësaj komune.

Prokuroria njofton se i pandehuri ka qenë pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe dhe “ka kontribuar në vrasje, bastisje, rrahje, maltretimit, arrestimit, torturë, trajtim në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtja në kushte skllavërie, dëbimin të mijëra civileve shqiptarë si dhe masat e plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar”.