Kosova
Kosovë: 984 raste aktive me COVID-19
Nga sa ishin më pak se 200 raste aktive në muajin e kaluar në Kosovë, për pak javë numri është shumëfishuar dhe tani ka 984 raste aktive me COVID-19, shkruan albinfo.ch.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se dje janë testuar gjithsej 456 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku me SARS-CoV-2 janë konfirmuar 82 raste.
Sipas institutit, rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41, komuna e Gjakovës 14 raste, komuna e Vushtrrisë 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Ferizajt 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 2 raste, komuna e Fushë Kosovës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Lipjan, Obiliq, Mamushë dhe Rahovec.
“Më 19 qershor 2020, janë shëruar 7 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 980 raste. Në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave, si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjenci, kompani tregtare dhe biznese private. Nga data 08 shkurt deri më 19 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 20.662 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.998 raste, me gjithsej 34 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve, duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma”, thuhet në njoftim.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 19 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 8.680.002 raste të COVID-19 dhe 458.852 raste të vdekjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun