Kujtojmë se në muajin maj, BERZH kishte parashikuar që për vitin aktual, rënia ekonomike do të jetë 5 për qind, kurse rikthimi i saj për vitin e ardhshëm do të jetë 7.5 për qind. /Telegrafi
Kosova
Kosovë: 90 % të investimeve të huaja shkojnë në patundshmëri
Investimet e Huaja Direkte (IHD) gjatë vitit 2019 arritën vlerën prej 272 milionë eurove, ku rreth 90 për qind e tyre u evidentua në sektorin e patundshmërive.
Kështu thuhet në raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2019, duke shtuar se kapitali dhe fondi i investimeve në aksione për këtë periudhë shënoi rënie.
“Investimet e Huaja Direkte (IHD) arritën vlerën prej 271.8 milionë euro, që paraqet nivel pothuajse të ngjashëm me vitin 2018 (272.1 milionë euro). Në kuadër të strukturës së IHD-ve, investimet në instrumente të borxhit u dyfishuan, ndërsa kapitali dhe fondi i investimeve në aksione shënoi rënie. Kapitali dhe fondi i investimeve në aksione shënoi vlerën prej 251.8 milionë euro, që është për 4.4 për qind më pak krahasuar me vitin 2018. IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerën prej 20 milionë euro (8.8 milionë euro në vitin 2018). Rritje e IHD-ve u evidentua kryesisht në sektorin e patundshmërive, i cili përbënë rreth 87.1 për qind në gjithsej IHD-të dhe sektorin e industrisë, i cili ka një pjesëmarrje prej 3.9 për qind në gjithsej IHD-ve. Në anën tjetër, sektorët që shënuan rënie ishin kryesisht sektori i ndërtimtarisë dhe ai i tregtisë”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.
Lidhur me rritjen ekonomike, BQK thotë se për këtë vit ishte 4.2 për qind, e cila është gjeneruar nga kërkesa e brendshme dhe nga eksportet neto.
“Në vitin 2019, sipas vlerësimeve tremujore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje reale prej 4.2 për qind. Kjo rritje e aktivitetit ekonomik është gjeneruar si nga kërkesa e brendshme ashtu edhe nga eksportet neto. Rritja e theksuar e eksportit të mallrave dhe shërbimeve, si dhe ngadalësimi i rritjes së importit, ndikuan pozitivisht në rritjen e Prodhimit të Brendshëm në vitin 2019”, thuhet në raport.
Për sa i përket dërgesave nga diaspora, gjatë vitit 2019 ka pasur një rritje vjetore prej 6.4 për qind.
“Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, arritën vlerën prej 851.7 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 6.4 për qind”, përfundon raporti.
Për vitin 2020, Banka Qendrore ka parashikuar se ekonomia e Kosovës, si shkak i pandemisë COVID-19, do të tkurret me 7.2 për qind.
Po ashtu, rënie prej 5 për qind e ekonomisë për këtë vit dhe rritje të saj prej 4 për qind për vitin e ardhshëm, parashikon Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), përcjell Telegrafi.
BERZH në raportin “Perspektiva ekonomike rajonale: COVID-19 – vlerësimet e hershme të dëmit, perspektiva të pasigurta“, thotë se me fillimin e pandemisë, shkalla e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto u ngadalësua.
“Me fillimin e pandemisë COVID-19, shkalla e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto në Kosovë në tremujorin e parë të vitit 2020 u ngadalësua në 1.3 për qind nga 4.2 për qind që ishte në vitin 2019. Ngadalësimi erdhi kryesisht si pasojë e rënies së investimeve, poshtë nivelit prej 9 për qind nga viti në vit dhe ndërtimeve, poshtë nivelit 12 për qind. Eksportet e shërbimeve, të cilat lidhen kryesisht me diasporën dhe vizitat e tyre në vend, në gjysmën e parë të vitit 2020, regjistruan një rënie prej 35 për qind nga viti në vit”, thotë BERZH.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor