Kosova
Kosovë: 748 të shëruar dhe 885 infektime, në 24 orët e fundit
Është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 1.930 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 855 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (73, 72, 64 vjeç), Prizren 2 raste (88, 82 vjeç), Drenas 1 rast (70 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (92 vjeç), Mitrovicë 1 rast (82 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 32.877, nga 127.722 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 885 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 748 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 19.772 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.220.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 298 raste, Mitrovicë 62 raste, Gjilan 60 raste, Vushtrri 50 raste, Fushë-Kosovë 45 raste, Ferizaj 44 raste, Podujevë 37 raste, Prizren 36 raste, Lipjan 34 raste, Gjakovë 25 raste, Pejë 18 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Viti 15 raste, Skenderaj 12 raste, Malishevë 11 raste, Kamenicë 10 raste, Klinë 10 raste, Shtime 10 raste, Deçan 8 raste, Rahovec 8 raste, Istog 7 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 4 raste, Dragash 3 raste, Mamushë 3 raste, Kllokot 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Zveçan. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën