Kosova

Kosovë: 6.4 milionë euro investime për pajisje për personat me aftësi të kufizuara

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka njofturar se janë ndarë 6.4 milionë euro për investime në pajisje në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara.

Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, Vitia ka shkruar se investimi do të kryhet brenda dy vjetëve, transmeton albinfo.ch.

“Pajisjet e siguruara përfshijnë: karroca për mbështetjen posturale për fëmijë të varur 100% në karrocë, karroca posturale për fëmijë aktivë, karroca për tetraplegjikë, karroca elektrike të palosshme, paterica, tavolina ushqimi, lifte elektrike, shtretër elektrikë, jastëk të posaçëm dhe shumë mjete të tjera që ua lehtësojnë jetën”, ka shkruar ai.