Kosova
Kosovë: 420 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike
Qeveria e Kosovës ka ndarë 420 milionë euro për ringjallje të ekonomisë pas goditjes që mori ky sektor nga pandemia.
Ministri kosovar i Financave, Hekuran Murati deklaroi se 190 milionë euro do të vijnë nga buxheti ndërsa 230 milionë euro do të vijnë nga huamarrja. Megjithatë sipas nevojës, Murati theksoi se mund të mobilizohen edhe mjete të tjera.
Ndërsa zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës njoftuan se mbi 200 biznese kanë aplikuar deri më tani për të përfituar nga kjo pako.
Ndërkohë, dhjetëra biznese që janë kontaktuar nga Euronews Albania janë shprehur se nuk e kanë idenë fare për këtë shpërndarje fondesh ose thonë se kriteret e vendosura nga qeveria janë të parealizueshme, përcjell Albinfo.ch.
Sipas Dardan Abazit, hulumtues pranë INDEP (Institutit për Politika Zhvillimore), problemi qëndron te mungesa e një fushate informuese për këtë pako nga ana e qeverisë. Sipas tij kjo është më shumë “një tentativë për t’u dukur sikur po punohet” nga ana e qeverisë së Kosovës. Abazi tha se kjo dëshmohet nga aplikimi i vetëm 200 bizneseve nga afro 200 mijë që janë të regjistruar.
“Shpresoj shumë që të jetë një mësim për të ardhmen që të mos planifikohen masa të cilat nuk kanë një bazë të kritereve dhe objektivave të cilat duan t’i arrijnë,” – u shpreh ai.
Ndërkohë për ekspertin e ekonomisë Safet Gërxhaliun ekonomia e Kosovës është ndihmuar nga diaspora dhe të ardhurat e emigrantëve.
“Në Kosovë ka pasur efekt më të madh për rimëkëmbjen ekonomike kontributi i diasporës sesa pakot e mbështetura dhe të miratuara në Parlamentin e Kosovës,” – tha eksperti Gërxhaliu.
Ndërkohë, ditë më parë qeveria miratoi edhe fondin prej 17 milionë euro si pjesë e kësaj pakete ndihme, në mënyrë që të vijojë mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale deri në fund të vitit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve Nestle duhet të ndërmarrë veprime për çmimet për të inkurajuar konsumatorët të blejnë mallrat e saj,...
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat
-
Gati 75% e dëbimeve të urdhëruara në Zvicër në vitin 2023 janë kryer