Kosova
Kosovë: 34 % e të rinjve janë të papunë
Bazuar në të dhënat e fundit të publikuara, në Kosovë një pjesë e madhe të rinjve janë të papunë. Sipas të dhënave të fundit, kjo shifër ka shkuar ne 34.6 për qind. Kurse, shkalla e papunësisë te rinia e gjinisë femërore është më e lartë me 43.1 për qind krahasuar me meshkujt me 30.6 për qind.
Papunësia në Kosovë brenda tre muajve të vitit 2021 kishte shënuar rritje me 1.3 për qind, thuhet në raportin “Anketa e Fuqisë Punëtore, tremujori i katërt 2021“, prezantuar nga Agjencia e Statistikave (ASK).
Sipas ASK-së, kjo rritje e papunësisë te meshkujt ishte me 1.7 për qind përderisa te femrat 0.2 për qind, duke shtuar se papunësia në tremujorin e katërt të 2021-së ishte 19 për qind.
“Papunësia më e theksuar është te femrat me 24.1 për qind krahasuar me meshkujt me 17 për qind. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grup-moshat 15-24 vjeçare me 34.6 për qind. Në tremujorin e katërt të 2021-së, fuqia joaktive ishte mjaft e lartë, me 60.8 për qind me fokus të veçantë te femrat me 77.9 për qind krahasuar me meshkujt me 43.7 për qind”, thuhet në raport.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020, kemi rënie të shkallës së papunësisë me 8 për qind, ku te meshkujt ishte 7.3 për qind përderisa te femrat 9.4 për qind.
Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së re është e papunë apo 34.6 për qind dhe shkalla e papunësisë te rinia e gjinisë femërore është më e lartë me 43.1 për qind krahasuar me meshkujt me 30.6 për qind.
Në këtë tremujor, të rinjtë në Kosovë kishin dy herë më shumë gjasa të ishin të papunë në krahasim me të rriturit, me asnjë diferencë midis meshkujve dhe femrave.
Shkalla e punësimit për tremujorin e katërt 2021 ishte 31.7 për qind. Punësimi me i lartë ishte te meshkujt me 46.7 për qind, ndërsa punësimi te femrat ishte 16.8 për qind.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve