Kosova
Kosovë: 309 raste të reja me COVID-19
Gjashtë pacientë të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njofton se në Kosovë gjashtë pacientë të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë, ndërkaq në 24-orëshin e fundit janë regjistruar edhe 309 raste me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 2 raste (80, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (88 vjeç), Kamenicë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç)”, thuhet në njoftim.
Rastet e reja me COVID-19 dalin pas testimit të 1.417 mostrave.
Në raportin ditor të IKSHPK-së bëhet e ditur se edhe 601 pacientë janë shëruar nga COVID-19.
Që prej paraqitjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë, marsin e vitit të kaluar, e deri më 7 janar janë regjistruar 52.943 raste me këtë virus.
Prej tyre, 1.363 pacientë kanë vdekur dhe 44.436 janë shëruar.
Raste aktive janë 7.144.
E-Diaspora
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
Jeta në Zvicër
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Numri i të prekurve nga gripi po rritet me shpejtësi në Zvicër, gjendja po përkeqësohet
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër