Kosova
Kosovë: 3.5 miliardë euro kredi nëpër banka
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se përkundër pandemisë sektori financiar në Kosovë ka qenë i qëndrueshëm.
“Përkundër rreziqeve bankat kanë vazhduar kreditimin edhe gjatë pandemisë. Pra gjatë periudhës së pandemisë janë lëshuar 976 milionë euro kredi të reja.
Kjo ka bërë që kreditë aktive në banka të jenë rreth 3.5 miliardë euro apo me një rritje vjetore prej 12%”, tha Mehmeti në RTV Dukagjini.
Mehmeti thotë se bankat mbeten shumë të besueshme te qytetarët dhe depozitat mbeten në nivele të larta.
“Si rezultat i këtij besimi që kanë qytetarët në banka, depozitat në banka janë 4.5 miliardë euro, apo me një rritje vjetore 14.7%”.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës thotë se bankat kanë kapital të mjaftueshëm për të ndihmuar ekonominë të funksionojë.
Ai thotë se ka një rënie të interesit për kredi dhënie nga ana e bankave komerciale.
“Norma mesatare e interesit është 6%. Kjo është një rënie e theksuar ndër vite. Kreditë janë kryesisht për biznese, derisa depozitat më së shumti iu përkasin qytetarëve të thjeshtë”, tha ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit