Kosova

Kosovë: Deri në 2 mijë euro gjobë për qytetarët që nuk regjistrohen

Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka folur për regjistrimin e popullsisë që do të bëhet nga 5 prilli dhe do të zgjasë deri më 17 maj.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se ky regjistrim është i obligueshëm ligjërisht.

“Nëse regjistruesi të ka lënë letrën tri herë, ti s’je lajmëru, ke qenë jashtë vendit, secili qytetar e ka obligim ligjor këtë dhe mund të ketë një penallti nga 200 deri në 2 mijë euro. 200 është kur s’ka mujt me dhanë intervistën. Çdo qytetar që s’mund ta japë intervistën e ka obligim me thirrë zonën e vet, komunën apo kojshinë, tregon që je jashtë vendit, ne ja japim kontaktin regjistruesit tuaj dhe është opsioni përmes rrjeteve sociale m`u regjistru, pra, online”, tha Kastrati.