Kosova

Kosovë: 17 raste të reja me COVID-19

Shtatëmbëdhjetë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, nga 1544 teste të kryera.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, sot nuk raportohet për asnjë të vdekur.

Tutje në njoftim thuhet se janë shëruar 19 qytetarë, duke çuar numrin e të shëruarve në 157.589

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.599.372 doza të vaksinës.

Deri më sot 752.365 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.