Kosova
Kosovë: 154 persona janë liruar nga karantina para kohe
Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, ka deklaruar se me vendim të Qeverisë së Kosovës 154 qytetarët të karantinuar në Qendrën e Studentëve janë liruar para kohe nga karantina.
Reshitaj tha se kanë kërkuar informacione për procedurën e karantinimit të të riut nga Gjilani, protokollet që aplikohen në karantinë dhe me çfarë kritere lirohen nga karantina.
“Ne u informuam se janë 154 raste që me vendim të qeverisë Qendra e Studentëve, gjegjësisht karantina i ka liruar para kohe, para 14 ditëve për në shtëpitë e tyre apo edhe Qendrat e Mjekësive Familjare aty ku ka qenë e nevojshme. Kemi marrë të gjitha informacionet që ta analizojmë si Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale”, tha ajo pas vizitës që e kanë zhvilluar me anëtarët e tjerë të këtij Komisioni në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Duke mos dhënë shumë detaje për rrethanat e vdekjes së viktimës nga Gjilani, Reshitaj u bëri thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt të dalin me një raport profesional.
“Policia e Kosovës na informoi se kanë qenë aty në momentin kur ka ndodhur rasti. E vërejtëm edhe vendin dhe katin e pestë dhe dritaren prej të cilës është vetëhedhur i riu nga Gjilani. Mendoj që është mirë t’ua lëmë organeve të drejtësisë punën dhe apelojmë si deputetë të Kuvendit dhe si anëtarë të Komisionit profesional që të dalin sa më shpejt me një raport profesional për rastin. Sepse ne tashmë e dimë që Ministria e Shëndetësisë më 13 mars të këtij e ka marrë edhe përgjegjësinë të shpallë gjendje emergjente në shëndetin publik dhe përgjegjësia bie mbi MSH për menaxhim apo mosmenaxhim të duhur të kësaj situate”, theksoi ajo.
Kurse, anëtarja e këtij Komisionit për Shëndetësi nga Lëvizja Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezi, tha se 154 personat e liruar nga karantina janë liruar pasi u janë nënshtruar procedurave dhe kanë ofruar dokumentacionin e nevojshëm.
Sipas saj, lirimi i disa qytetarëve nuk është bërë në bazë të librezave partiake, ashtu siç është përfolur.
Ajo tha se i vije turp që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë përkrahur nismën e kryeparlamentares Vjosa Osmani për të bërë ligjin, përmes të cilin luftohet pandemia.
Derisa ka folur për viktimën 26-vjeçare, i cili është hedhur nga kati i pestë në karantinë, ajo tha se në kohën kur është paraqitur në aeroport nuk ka pasur dokumentacion se ka probleme shëndetësore dhe asnjë simptomë.
“Nga 1162 raste sa janë karantinuar vetëm 154 prej tyre janë liruar, nuk ka pasur të bëjë këtu asgjë me turmat, nuk ka pasur të bëjë me libreza partiake ashtu siç është folur nëpër medie si shifër shkon diku rreth 14 për qind. Pra asnjëherë nuk bëhet fjalë për turma. …Të gjithë kanë pasur dokumentacionin e plotësuar dhe dëshmitë për sëmundjet e tyre dhe asnjëherë nuk është liruar ndonjë rast me dokumentacion të rrejshëm ose pa i ndjekur të gjitha procedurat para se të lirohen”, deklaroi ajo.
Ndërsa, anëtari i këtij komisioni nga PDK-së, Bakim Haxhiu vendosja e Qendrës së Studentëve në karantinë ka qenë vendim jo i mirë. Ai thotë se më mirë do të ishte që qytetarët të vendoseshin nëpër hotelet e mbyllura pas shpalljes së gjendjes emergjente.
Deputeti i PDK-së, shtoi se numri më i madh i të liruarve ka ndodhur nga aeroportit deri në karantinë.
“Vendosja e Qendrës së Studentëve në karantinë është vendim jo i mirë dhe jo i qëlluar, sepse ka pasur mundësi dhe modalitet shumë të mia që të ketë zgjidhje. Kushtet e ofruara për të karantinuarit lënë dhe për të dëshiruar sepse kanë një krevat dhe internet dhe dy dhoma e përdorin një banjo që kanë qenë kushte për studentë, por jo edhe për të karantinuarit. Socializimi përbrenda me këto kushte nuk ka qenë dhe i mundur për shkak të masave të marra nga IKSHP dhe mendoj që shumë më mirë që pas 13 marsit kur është vendosur gjendja emergjente dhe janë mbyllur hoteleritë, sigurisht që një vendim i tillë do ishte më i mirë që të vendoseshin nëpër hotele të gjithë të karantinuarit. Sipas dokumentacioneve dhe shifrave që janë prezantuar sot numri i të liruar më shumë ka ndodhur nga aeroporti deri në karantinë sesa në karantinë”, deklaroi ajo.
Gjatë ditës së sotme karantinën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë e kanë vizituar edhe anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje