Lajme
Kosovë: 117 milionë euro më pak të hyra doganore gjatë 2020
Krahasuar me të hyrat doganore të Kosovës në vitin 2019 që ishin 1 miliard e 168 milionë euro, gjatë vitit 2020 Kosova ka pasur 10 për qind ose 117 milionë euro më pak të hyra doganore.
Në vitin 2019, Kosova kishte reciprocitetin për mallrat serbe ndërsa në vitin e kaluar, pa masën e reciprocitetit, vendi ka importuar mallra nga Serbia me vlerë rreth 170 milionë euro, ka thënë në një përgjigje për KOHËN, zëdhënësi i doganës Adriatik Stavileci, përcjell Albinfo.ch.
Gjatë vitit që lëmë pas Kosova ka importuar rreth 4.2 miliard produkte, ndërsa ka eksportuar 450 milion euro produkte.
“Të hyrat e përgjithshme kanë qenë 1 miliard e 50 milion euro gjatë vitit 2020,” ka thënë në një përgjigje Stavileci.
Sipas doganës, mallrat që u importuan më së shumti janë produktet si derivatet e naftës, veturat, duhani, industria ushqimore si dhe medikamentet të cilat kishin pas rritje.
Ditë më parë Dogana e Kosovës ka njoftuar që të hyrat doganore kanë kaluar 80 milion euroshin për muajin janar të këtij viti. Vitin e kaluar janari ishte muaji i vetëm që nuk u prek nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia Covid-19. Të hyrat ishin 73.2 milion euro ndërsa raporti i janarit të këtij viti tregon 80.1 milion euro apo 9.3 për qind më shumë.
E-Diaspora
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës Ajo është violiniste profesioniste me famë botërore...
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor