Kosova

Kosovë: 1000 aplikime në platformën ‘Superpuna’  

Ministri i Financave në Kosovë Hekuran Murati, ka njoftuar se deri tani në platformën Superpuna të prezanruar ditë më arë nga Qeveria janë regjistruar 1 mijë punëkërkues.

Murati iu ka bërë thirrje të gjithë të rinjve të regjistrohen në këtë platformë.

“Që në javën e parë pas lansimit, kemi mbi 1 mijë punëkërkues të regjistruar dhe verifikuar në platformën Superpuna! Të gjithë të rinjtë e moshës 18-25 vjeç që janë në kërkim të një vendi pune, kanë mundësinë të regjistrohen dhe të gjejnë një vend pune me pagë të garantuar nga shteti”, ka shkruar ai.