Kosova

Kosovë: 10 vjeçarja e lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit do të niset për trajtim në Suedi

Mjekja kujdestare në Mjekim Intensiv në Kosovë, Agreta Gashi, ka bërë të ditur se katër pacientët që u lënduan nga shpërthimi i bombolës së gazit janë në gjendje të rëndë.

Ajo njoftoi për Insajderin se njëri nga pacientët, fëmijë rreth moshës 10 vjeçare, do të dërgohet në Suedi pasi është shtetase suedeze.

“Kemi arritur me stabilizu gjendjen, por vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë. Njëri prej tyre po dërgohet për trajtim jashtë vendit, në Suedi, meqenëse është shtetase suedeze dhe është me përqindje më të lartë të djegies. Është rreth 10 vjeç”, tha Gashi.