Kosova

Kosovë: 1.8 milionë përdorues të telefonisë mobile  

Rreth 1.8 milionë banorë në Kosovë llogaritet të jenë përdorues të telefonisë mobile.

Të dhënat kanë dalur nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) i cili ka publikuar raportin “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike”, i cili përfshinë ecurinë e indikatorëve kryesorë të tregut për tremujorin e katërt të vitit 2022.

“Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të katërt (TM4-2022) është 1,783,419 përkatësisht për 8.3% më i ulët krahasuar me tremujorin paraprak TM3-2022, ndërsa 0.03% më i lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM4-2021)”