Sport

Kosovarja siguron medalje olimpike

Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani ka siguruar medalje, pasi me Suedinë u kualifikuan në finale të futbollit për femra në “Rio 2016”

Kosovare Asllani është sportistja e dytë kosovare që e siguron medaljen olimpike në Rio të Brazilit, shkruan albinfo.ch.

Në fakt, futbollistja kosovare është kualifikuar në finale të Lojërave Olimpike, duke e eliminuar Brazilin në gjysmëfinale, për ta siguruar të paktën medaljen e argjendtë olimpike.

“Ne ia dolëm. Jemi në finale. Finalja olimpike historike”, ka shkruar ajo në “Instagram”. Suedia e eliminoi Brazilin pas penalltive pasi loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 0:0.

Ajo dështoi nga 11 metërshi, por me rëndësi është se tash do ta synojë medaljen e artë olimpike, siç e fitoi edhe Majlinda Kelmendi, edhe pse e përfaqëson Suedinë.

Kujtojmë që më herët medalje olimpike kishte arritur edhe futbollistja kosovare, Fatmire Bajramaj, duke përfaqësuar Gjermaninë. Ajo në Pekin kishte fituar medaljen e bronztë.

Nga sportistët tjerë që kanë fituar medalje janë dy ish-mundësit Shaban Tërstena dhe Shaban Sejdiu, si dhe Aziz Salihu e Luan Krasniqi.