Lajme
Kosovarja shtatzënë që ngiste Ferrari goditet nga një VW Golf
Në timonin e Ferrarit, makinë me 720 kuaj fuqi dhe që, e re kushton mbi 200 mijë franga, ishte një kosovare 28 vjeçe në një fazë të avancuar të shtatzënisë

Mbrëmjen e së mërkurës në orën 18.45 ka ndodhur një përplasje frontale anësore në rrugën kryesore në Menziken (Aaargau). Shoferi 20-vjeçar i një Golfi që vinte nga Reinach AG dëshironte të kthehej majtas në pompën e benzinës, Coop, transmeton albinfo.ch. “Sipas njohurive të deritashme, ai nuk e kishte parë një makinë Ferrari 488 GTB që po afrohej në mënyrë korrekte”, konfirmon Bernhard Graser nga policia kantonale e Aargaut.
Kështu ndodhi një përplasje. Ferrari ngjyrë hiri u hodh tutje dhe u përplas me një makinë Clio, që po lëvizte pas Golfit, shkruan blick.ch. Shoferi i Golfit, shtetas i Maqedonisë, është dërguar në spital me lëndime në dorën e majtë.
Në timonin e Ferrarit, makinë me 720 kuaj fuqi dhe që e re kushton mbi 200 mijë franga, ishte një kosovare 28 vjeçe, në një fazë të avancuar të shtatzënisë, përcjell albinfo.ch. Ajo u desh të dërgohej në spital për t’u kontrolluar.
Shoferi (29) i Clios, një rumun, ka marrë lëndime të lehta – dy persona që po udhëtonin me të kanë pësuar vetëm tronditje.
Zëdhënësi i Kapo, Graser, thotë se “ne supozojmë se dëmi i pronës arrin në 100,000 franga”.
Ndaj shoferiit të Golfit është ngritur kallëzim në prokurorinë publike.
(Foto: KAPO Aargau)
E-Diaspora
-
Raporti i ASK-së: Punësimi në rënie, të rinjtë më të prekur nga papunësia në Kosovë Numri i të papunëve në Kosovë gjatë muajve prill, maj dhe qershor të vitit 2024 ka...
-
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Edhe bursa zvicerane nën kërcënimin e rënies Pas dy ditëve me humbje të mëdha javën e kaluar, bursa zvicerane po përballet sërish me...
-
Për të minimizuar vonesat, Swiss po zgjeron ndarjet e bagazheve
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra për këtë javë
-
Përballë sfidave të plakjes, Zvicra duhet të rimendojë kujdesin për të moshuarit
-
Zvicra po shkon drejt rishikimit të energjisë bërthamore