Integrimi
Kosovarja pret mbështetjen e shqiptarëve në zgjedhjet në Zvicër
Kosovare Rrustemi garon për deputete në Kantonin e Solothurnit dhe për ta arritur këtë asaj i duhen 4 mijë vota

Kosovare Rrustemi nga Zhegra e Gjilanit është kandidate për deputete në Asamblenë e Kantonit të Solothurnit, në zgjedhjet që do të mbahen më 12 mars, shkruan albinfo.ch.
Ajo ka qëndruar në Kosovë, derisa është takuar edhe me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri.
Politikania e re ka thënë se mbështetja e marrë nga kryetari Haziri dhe bashkëpunimi e motivimi që ka marrë nga bashkatdhetarët e Zhegrës së Gjilanit dhe Kosovës, është jashtëzakonisht i madh, duke potencuar faktin se karshi rendit demokratik në shtetet evropiane, domosdo duhet të jetë edhe përfaqësimi politik, sepse përkujdesi dhe fuqia është krejt tjetër kur shqiptarët do ta kenë zërin e tyre karshi qytetarëve rezident zviceran, ka njoftuar faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit.
Ajo është aktiviste e dalluar, drejtuese e shumë projekteve dhe organizatave humanitare, organizatave joqeveritare, organizime për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe nënës shqiptare, dhe tash kandidate për deputete në Asamblenë e kantonit të Solotunit-Zvicër, për zgjedhjet që do të mbahen më 12 mars.
Kosovarja aktualisht është asambleiste në komunën e Derendigenit, ndërkaq ka treguar se synon një vend si deputete në Kantonit të Solothurnit. Ajo ka thënë se do t’i mbrojë të drejtat e shqiptarëve në Zvicër.
Kosovarja garon për deputete në Kantonin e Solothurnit dhe për ta arritur këtë asaj i duhen 4 mijë vota.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriKosovare Rrustemi
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Kandidate për deputete në Asamblenë e Kantonit të Solothurnit
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër Të hënën është raportuar se një autobus i linjës Zvicër Kosovë me mërgimtar është aksidentuar. Kompania...
-
Raporti i ASK-së: Punësimi në rënie, të rinjtë më të prekur nga papunësia në Kosovë
-
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Restoranti zviceran në Uashington përballet me tronditje ekonomike dhe sfida tregtare Restoranti “Stable”, një copëz Zvicre në zemër të kryeqytetit amerikan, po përjeton valë tronditëse ekonomike mes...
-
Edhe bursa zvicerane nën kërcënimin e rënies
-
Për të minimizuar vonesat, Swiss po zgjeron ndarjet e bagazheve
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra për këtë javë
-
Përballë sfidave të plakjes, Zvicra duhet të rimendojë kujdesin për të moshuarit