E-Diaspora

Kosovarja për 250 vota nuk do të bëhet deputete në Kantonin e Solothurnit

Lajmin e ka dhënë vëllai i saj boksieri i njohur, Erzen Rrustemi, që ka shkruar në “Facebook” se Kosovarja u rendit e 11-ta nga 21 kandidatë, kurse 95 % e votuesve ishin jo shqiptarë

Kandidatja shqiptare, Kosovare Rrustemi për 250 vota nuk ka arritur të bëhet deputete e Kantonin e Solothurnit, shkruan albinfo.ch.

Lajmin e ka dhënë vëllai i saj, boksieri i njohur, Erzen Rrustemi, që ka shkruar në “Facebook” se Kosovarja u rendit e 11-ta nga 21 kandidatë, kurse 95 % e votuesve ishin jo shqiptarë.

Ja postimi i plotë i Erzen Rrustemit:

Të dashur miq dhe dashamirë ; Shfrytëzoj rastin që në emër të familjes të ju falënderoj përzemërsisht për përkrahjen që i dhatë motrës sime si dhe besimin me votën e juaj. Kosovarja, nga 21 kandidatë arriti të del e 11-ta dhe për mungesë të 250 votuesve nuk arriti të bëhet deputete e Kantonit të Solothurnit. Vlen të ceket se mbi 95% e votuesve ishin jo shqiptarë. Kosovares i dëshiroj edhe më tutje punë të mbarë në Asamblenë Komunale të Derendingenit. Jam shumë krenarë me ty, motër.