Integrimi

Kosovarja “parkon” në kopshtin e restorantit

Në momentin e fundit ia kanë dalë të largoheshin mysafirët që ndodheshin në tavolinat e goditura, duke shpëtuar nga “vizita” e papritur e makinës

Një grua kosovare,  ka “parkuar* veturën e saj në mes të dy tavolinave të kopshtit të njüe restoranti në Allschwill të Basellandit.

Gruaja 46 vjeçare e kishte humb kontrollin mbi veturë në kthesën në të djathtë afër restorantit “Jägerstübli”. Pastaj, vetura e saj ka vazhduar duke kaluar një gur dhe rrethojat e kopshtit të restorantit për të përfunduar në mes të dy tavolinave. Në momentin e fundit ia kanë dalë të largoheshin mysafirët që ndodheshin në tavolinat në fjalë, duke shpëtuar nga “vizita” e papritur e makinës.

Nga ky aksident i llojit të veçantë nuk ka pësuar lëndime asnjë nga të pranishmit. Por janë shkaktuar dëme të materiale në kopshtin “e sulmuar” dhe në veturën, e cila u desh të bartej nga shërbimi special për transportim, shkruan bazonline.ch.

Policia pasi erdhi në vendin e ngjarjes konstatoi se gruaja e kishte zëvendësuar në timon bashkëshortin e saj i cili kishte pasur dhembje të papritura. Shkaktarja e aksidentit e kishte një patentshoferi nga Kosova, të cilit i kishte kaluar afati për përdorim në Zvicër. Ndaj saj është ngritur padi.