Lifestyle
Kosovarja nga Gjermania përfaqëson Kosovën në “Miss Intercontinental”
Spektakli “Miss Intercontinental 2018” ku Kosovën e përfaqëson Kosovare Neziri, do të mbahet më datën 24 janar në Hurghada të Egjiptit
Bukuroshja shqiptare, Kosovare Neziri përfaqëson Kosovën në eventin e bukurisë “Miss Intercontinental 2018” që do të mbahet në Hurghada të Egjiptit. Në këtë spektakël të bukurisë marrin pjesë vajza nga shtete të ndryshme të botës, raporton “albinfo.ch”.
Kosovarja është nga Ferizaj, kurse jeton në Düsseldorf të Gjermanisë. Ajo ka përfunduar studimet për fashion – dizajn.
Pjesëmarrja në spektaklet e bukurisë, për Kosovaren nuk është kjo sfida e parë. Muaj më parë ajo fitoi vendin e tretë në konkursin e bukurisë “Miss Nordrhein Westfalen” dhe vendin e parë në “Miss Niederrhein”, suksese këto që ia mundësojnë automatikisht të jetë pjesë e garës së madhe “Miss Gjermania 2018”.
Në anën tjetër, oferta për ta përfaqësuar Kosovën, për Kosovaren ishte një gëzim i papërshkruar.
“Jam shumë e gëzuar. E kam ëndërruar që një ditë ta përfaqësoj Kosovën”, thotë ajo për “albinfo.ch”.
Oferta për të qenë pjesë e kësaj gare, 24 vjeçarja thotë se i erdhi nga organizatorët e “Miss Intercontinental Gjermania” të cilët ia siguruan licencën që të përfaqësojë Kosovën në këtë spektakël.
“Të përfaqësosh vendin prej nga ke prejardhjen të bën të ndihesh jashtëzakonisht krenare”, theksoi bukuroshja Neziri e cila shpreson për rezultat të mirë.
Pas përfundimit të kësaj gare, Kosovare Neziri synon që të jetë pjesë e spektaklit “Miss Universe”, ndërkohë thotë se në të ardhmen do t’i përkushtohet maksimalisht profesionit të saj si dizajnere e modës.
Spektakli “Miss Intercontinental 2018” do të mbahet më datën 24 janar në Hurghada të Egjiptit.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë