Lajme
Kosovarja nga Austria depërton në fushën e modës edhe në Milano
Modelistja Qëndresa Bulliqi vazhdon me sukseset e reja. 21 vjeçarja nga Kosova e cila jeton në Horn të Austrisë ka arritur të depërtoj edhe në Milano, i njohur ndryshe si kryeqyteti i modës, bën të ditur albinfo.at
Prej më shumë se një viti, Qendresa Bulliqi është nën kontratë me kompaninë e modelimit spanjolle-amerikane “1st Place Models”, e menaxhuar nga Dominik Wachta, themelues i “Austria’s next top model”. Që prej fillimit, ajo ka pasur një sërë suksesesh. Së fundmi, Qendresa refuzoi një marrëdhënie pune tremujore në Azi dhe pranoi të udhëtojë për disa javë në Milano. Kjo, edhe ia vlejti, shkruan noen.at.
Që nga java e kaluar ajo po qëndron në Milano. Menjëherë pas mbërritjes atje, u rezervua të reklamojë për stilisten amerikane, Erika Suess. Sfilata e modës do të zhvillohet në mes të muajit mars, përcjell albinfo.at. Përveç kësaj, edhe një tjetër kënaqësi për Qëndresën. Një sesion fotografik për një brend të modës italiane në Milano “Dani Contemporay” tashmë është i gatshëm. Filmimet u zhvilluan gjatë Javës së Modës në Milano.
Muaj më parë, Qëndresa ka dhënë një intervistë për albinfo.at, ku foli gjerë e gjatë për jetën dhe profesionin e saj si modeliste.
E-Diaspora
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë Pas përfundimit të festave të Vitit të Ri janë rikthyer kolonat në pikëkalimet kufitare mes Kosovës...
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?