Integrimi
Kosovarja, ndër 5 kandidatët për çmimin kryesor letrar të Zvicrës
Autorja është e lindur në vitin 1983 në Prizren, në një qytet në të cilin bashkëjetonin të gjitha gjuhët: shqipja, serbishtja dhe turqishtja...
Në mesin e 5 kandidateve për çmimin kryesor letrar të Zvicrës është edhe kosovarja nga Prizreni (me gjuhë amtare turqishten) Meral Kureyshi. Themi “kandidateve” pasi që 4 prej tyre janë femra, diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Prandaj, siç shkruajnë mediet zvicerane, ky është “viti i gruas” nëse shikohet konkurrenca për çmimin e letërsisë zvicerane.
Krahas kosovares Kureyshi me romanin e saj “Elefanten im Garten” (Elefantët në kopsht) në këtë konkurrencë me librat e tyre janë edhe Monique Schwitter, Ruth Schweikert, Dana Grigorcea dhe si i vetmi “përfaqësues i gjinisë mashkullore”, Martin R. Dean.
Sipas zëdhënëses së jurisë për çmimin vjetor të librit Corina Caduff, autoret sjellin në fokus gjendjen aktuale te problemeve të shoqërisë, përvojat e te tjerëve, inter-Nacionalitetin dhe kujtimet. Ato, në vend se me ideale të mëdha merren me rrëfime jetësore, plotëson Caduff për azonline.ch, transmeton albinfo.ch.
Te rasti i Meral Kureyshi-t dhe Dana Grigorcea ka qenë biografia që ka luajtur një rol me rëndësi: të dyja kanë ardhur në Zvicër si fëmijë.
Atdheu i vjetër i Meral Kureyshi-t në romanin e saj tregohet në mënyrë ekzotike. Poetike, si përrallat e 1001 netëve janë kujtimet e shkrimtares së re për vendin e saj të lindjes, Prizrenin, ku “vdekja nxirret përditë në shëtitje”. Rrëfimtarja ndjehet akoma e humbur në Zvicrën e pastër dhe të lumtur, pasurinë e së cilës e përshkruan kështu me fjalët e nënës: “Me para mund t`i shpërqendrosh njerëzit nga jeta, t`i mashtrosh, t`i bësh të lumtur, t`i vrasësh”.
Meral Kureyshi ka qenë studente e Institutit të Bielit për letërsi. Mentorja e saj nga ky institut, Ruth Shweikert i jep Meralit një vend të dalluar edhe në rrethin e ngushtë të të nominuarve për çmimin letrar.
Autorja është e lindur në vitin 1983 në Prizren, në një familje turke. Ka kaluar fëmijërinë në një qytet në të cilin bashkëjetonin të gjitha gjuhët dhe grupet etnike: serbishtja, shqipja dhe turqishtja, rrëfen Kureyshi për gazetën “der Bund”. Nga viti 1992 jeton në Bernë. Pas përfundimit të shkollimit në Institutin e Literaturës në Biel ka themeluar “Atelienë e lirikës” në Bernë.
Fituesi i çmimit që ndahet më 8 nëntor në festivalin e letërsisë “Buchbasel” në Bazel, bashkë me vlerësimin, shpërblehet me një shumë prej 40.mijë frangash.
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën














