Shkurt.ch
Kosovarja kërcen nga treni në lëvizje dhe shpëton
Një grua 44 vjeçare nga Kosova sipas dëshmitarëve në një stacion hekurudhor të Munihut, Gjermani ka kërcyer nga një tren që tashmë ishte në lëvizje. Me këtë rast ajo ka pësuar lëndime në kokë. Policia është duke hetuar motivet që e kanë shtyrë gruan të marrë këtë veprim të rrezikshëm.
Kjo ka ndodhur pak pas orës 6, derisa treni EuroNight (EN) 462 që ishte në rrugë nga Salzburgu në Munih kishte pasur një ndalesë në stacionin lindor të Munihut.
Dëshmitarët kanë thënë se gruaja 44 vjeçare ka kërcyer nga treni që po lëvizte, së bashku me bashkëshortin dhe tre fëmijët. Gruaja ka rënë me kokë në peronin 6 me ç`rast ka pësuar një plagë në kokë dhe gërvishtje të lehta.
Sipas hetimeve të para, dyert e trenit ishin të mbyllura dhe treni ishte nisur. Supozohet se gruaja ose bashkëshorti i saj kanë provuar të zbresin në momentin e fundit në stacionin lindor të Munihut. Meqë siguresat e derës së trenit ishin të hequra, hetimet e policisë federale të Gjermanisë janë përqendruar për të kuptuar nëse bashkëshortët i kanë hequr ato dhe nëse ata vetë e kanë shkaktuar aksidentin.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës