Bota
Kosovarja e përvlon burrin: I hedh vaj të vluar në kokë!
Gruaja pa pritur ia hedh atij lëngun e trashë, të yndyrshëm e të vluar në fytyrë, në qafë, në krah. Lëkura u dogj brenda pak sekondave. Pasi ia ka derdhur tenxheren me gjysmë litri vaj të vluar, gruaja ka ikur nga shtëpia
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur më Gremmensdorf të Gjermanisë. Gruaja 45 vjeçare me prejardhje nga Kosova ia ka hedhur mbi kokë burit të saj 47 vjeçar një tenxhere me vaj që po vlonte. Gjykimi i saj është ka filluar javën e kaluar ndërsa vendimi pritet të merret më 27 qershor, transmeto albinfo.ch mediat gjermane. Është e mundur që gruaja të gjykohet me qëndrim të përhershëm në psikiatri pasi që konsiderohet se është e papërgjegjshme dhe vuan nga skizofrenia.
Ai po rrinte i shtrirë rehat në sofa, me krahun e majtë mbi fytyrë ndërsa televizori ishte duke punuar. Për një moment, krejt papritur ai ndjen dhembje të papërshkrueshme në fytyrë. Gruaja pa pritur e kujtuar ia hedh atij lëngun e trashë, të yndyrshëm e të vluar në fytyrë, në qafë, në krah. Lëkura u dogj brenda pak sekondave. Pasi ia ka derdhur tenxheren me gjysmë litri vaj të vluar, gruaja ka ikur nga shtëpia, përcjell albinfo.ch. Burri ka pësuar djegie të rëndë, të shkallës së dytë dhe të tretë.
Atij i është dashur të qëndrojë tri javë e gjysmë në gjendje kome në një spital specialistik të Bohumit, si pasojë e djegies së rëndë, ka thënë viktima para trupit gjykues në Gjykatën e Landit, ku bashkëshortja e tij po gjykohet për shkaktim të lëndimit të rëndë trupor.
Por, sipas të gjitha gjasave, ngjarja e tmerrshme që ka ndodhur në janar të këtij viti nuk është e dënueshme pasi që nuk është bërë në gjendje të vetëdijshme, transmeton albinfo.ch. Gruaja vuan nga skizofrenia ndërsa trupit gjykues i mbetet të vendosë nëse ajo do të dërgohet në psikiatri të mbyllur, për tërë jetën.
Çifti nga Prishtina kishte kërkuar azil në Gjermani në vitin 1991. Pasi i kishin kthyer ata kishin ardhur sërish në vitin 1999 dhe kishin kërkuar azil sërish. Jam sëmurë nga bombardimet, kishte thënë gruaja duke arsyetuar kërkesën për azil.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit