Integrimi
Kosovarja e humb vizën pasi që nuk është rrahur “sa duhet”!
Pasi që gjykata ka konstatuar se dhuna ndaj sa është dëshmuar vetëm në një rast, kosovarja e shkurorëzuar i humb "letrat" dhe duhet të kthehet në Kosovë
Martesa me bashkatdhetarin e saj me qëndrim të rregullt në Zvicër i ishte shndërruar në ferr, pasi që bashkëshorti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Ende pa i mbushur mirë pesë muaj, kjo lidhje dështoi për kosovaren 22 vjeçe, dhe me këtë, dështoi edhe leja e qëndrimit e fituar në bazë të martesës.
Në shtator të vitit 2013 gruas së re, tashmë të shkurorëzuar i ishte ardhur nga enti për migracion i kantonit Glarus refuzimi për vazhdimin e qëndrimit në Zvicër.
Edhe ankesa e bërë në Gjykatën Administrative merr përgjigje negative. Sipas ligjit, kur njëri bashkëshort e merr lejen e qëndrimit në bazë të martesës, kjo lidhje duhet të qëndrojë në këmbë së paku 3 vjet për ta fituar të drejtën e mbajtjes së mëtejshme të lejes (vizës B). Por në rastet kur lidhja prishet pa u bërë tri vjet nga kurorëzimi, leja e fituar e qëndrimit mund të mbahet vetëm në rastet që gjykata i cilëson si “raste të rënda”.
Pikërisht nën pretekstin se rasti i saj ishte i rëndë, për shkak të dhunës së pësuar nga ish bashkëshorti, kosovarja e kishte bërë ankesën. Por, trupi gjykues i Gjykatës Administrative të Kantonit të Glarusit ka konstatuar se vetëm në një rast ka mundur të dëshmohet ushtrimi i dhunës.
Kështu, pasi që 22 vjeçja nuk ka mundur të bindë gjyqin me pretendimet e saj se ka qenë viktimë e dhunës së vazhdueshme, ajo duhet të lëshojë Zvicrën.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’