Gruaja
Kosovarja duhet të lëshojë Zvicrën, ka torturuar rëndë të bijën
Ajo, veç tjerash, ia kishte lidhur të bijës një kabllo elektrike për qafe dhe pastaj e kishte shtrënguar sa për pak nuk e kishte ngufatur
Qëllimi i saj ka qenë edukimi i vajzës por në fakt me masat e saj “edukuese” ajo ka shkuar tepër larg. Kosovarja sot 43 vjeçe, e ka keqtrajtuar aq rëndë dhe shumë herë vajzën e saj 17 vjeçe sa që në disa raste ia ka rrezikuar edhe jetën.
Pasi që veprimet e tilla janë përsëritur, ajo do të detyrohet ta lëshojë vendin dhe të kthehet në Kosovë, 25 vjet pasi ka ardhur në Zvicër në bazë të martesës.
Këtë vendim e ka marrë shkalla më e lartë e gjyqësisë zvicerane, Gjykata Federale. Më parë, në vitin 2011 nëna e pashpirtë qe dënuar nga një gjykatë e qarkut me heqje lirie me kusht për dy vjet, shkruan tagblatt.ch. Dënimi i ishte shqiptuar për rrezikim jete, rrahje dhe lëndim trupor.
Gjykata e kishte shpallur fajtore kosovaren për disa vepra penale. Së pari, ajo e kishte shkelur me makinë një këmbësore, por veprat më të rënda i kishte kryer ndaj vajzës së saj. Tri herë ia kishte përplasur kokën për radiatori të banjës dhe pastaj e kishte goditur në kokë, krahë dhe këmbë me një rrip.
Më vonë ajo ia kishte lidhur të bijës një kabllo elektrike për qafe dhe pastaj e kishte shtrënguar sa për pak nuk e kishte ngufatur. Ndërsa disa vite para kësaj, nëna e kishte rrahur aq keq vajzën sa e kishte bërë për spital.
Me vendimin e saj për dëbim, Gjykata Federale ka dashur t`ia bëjë me dije kosovares se qëndrimi i saj i tejkalonte me të madhe suazat e një konflikti të zakonshëm prind-fëmijë. 43 vjeçja kishte treguar një potencial të madh dhune që mund të drejtohet edhe kundër personave të tjerë.
Sipas mendimit të Gjykatës Federale sjellja e kësaj gruaje flet për një “nënvlerësim eklatant nga ana e saj të sistemit të këtushëm të vlerave”. Për këtë arsye ekziston një interes publik mjaft i rëndësishëm për ta dëbuar kosovaren nga Zvicra.
E-Diaspora
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
Jeta në Zvicër
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Numri i të prekurve nga gripi po rritet me shpejtësi në Zvicër, gjendja po përkeqësohet
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër