Lajme
Kosovarja arrestohet dhe dënohet me gjobë për thirrje anti-hebreje
Sipas saj, ajo ishte bërë pa dashje pjesë e demonstratës. Mirëpo, në video shihet se kosovarja kishte pikturuar në të dyja faqet flamurin palestinez
Një e re 20-vjeçare që kishte marrë pjesë në demonstratën antisemite përpara sinagogës në Gelsenkirchen më 12 maj 2021 është arrestuar në një qendër paraburgimi për të rinjtë dhe është detyruar të paguajë një gjobë prej 500 euro në favir të komunitetit hebre të këtij qyteti.
Gruaja e re me prejardhje nga Kosova akuzohej se kishte bërtitur parulla urrejtjeje kundër hebrejve.
E lindur në Gelsenkirchen dhe me prejardhje familjare nga Kosova, e reja, atëbotë 19 vjeçare, ka pranuar në gjykatë se ka bërtitur “Sch… Juden”.
Gjatë seancës dëgjimore janë shfaqur regjistrime video dhe audio të demonstratës, e cila pati tërhequr vëmendjen mbarëkombëtare, transmeton albinfo.ch. Sipas njoftimit të mediave, 20-vjeçarja e akuzuar për nxitje të urrejtjes ka pohuar se nuk donte të nxiste kundër hebrenjve.
Sipas saj, ajo ishte bërë pa dashje pjesë e demonstratës. Mirëpo, në video shihet se kosovarja kishte pikturuar në të dyja faqet flamurin palestinez.
Në gjykatë, ajo ka këmbëngulur se nuk ishte antisemite. Ajo të fillojë së shpejti studimet për mësimdhënie të nivelit fillor, në Bochum, shkruan waz.de.
Qëllimi i saj është t’u mësojë fëmijëve që njerëzit që mendojnë ndryshe, pavarësisht nga feja apo origjina, nuk duhet të ngacmohen apo ofendohen.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













