Kosova
Kosovari vret në Bière VD kushëririn e vet pas konfliktit për një mur në Kosovë
I pandehuri, përpara Gjykatës së Qarkut në Nyon shprehet se nuk i kujtohet ngjarja dhe pretendon se vetëm ishte mbrojtur nga kushëriri i tij
Mosmarrëveshja për një mur në Kosovë që ndan pronat e dy kushërinjve mori fund më 18 dhjetor 2022 dhe përfundoi me një vdekje. Një kosovar 28-vjeçar kishte udhëtuar për në Zvicër, Bière VD, për të sulmuar kushëririn e babait të tij (57), transmeton albinfo.ch.
I riu po rrinte në një shkurre në atë mbrëmje tragjike, i pajisur me “boks” metalik, një taser dhe një dorezë veglash, raporton “24 heures”. Gjatë debatit, në një moment 57-vjeçari ka nxjerrë armën vdekjeprurëse: një thikë të ushtrisë zvicerane. 28-vjeçari ka humbur jetën pas sulmit.
Të martën, 4 shkurt 2025, i pandehuri doli përpara Gjykatës së Qarkut, në Nyon. Ai shprehet se nuk i kujtohen më ngjarjet e mbrëmjes së krimit dhe njëkohësisht pretendon se vetëm ishte mbrojtur nga kushëriri i tij.
Pavarësisht disa deklaratave të dëshmitarëve nga familjarët, motivi i këtij akti mbetet i paqartë. Barrierat gjuhësore dhe heshtja e bëjnë të vështirë nxjerrjen e përfundimeve konkrete. Familjarët e 28-vjeçarit të ndjerë thonë se nuk e dinë pse ai ka vizituar kushëririn e babait të tij në dhjetor të vitit 2022.
Një mur përçan familjen
Arsyeja e konfliktit në mes të familjeve të dy kushërinjve, megjithatë, është e qartë dhe për shumëkënd duket banale. I pandehuri ishte ngjitur në murin ngjitur me pronën e tij në Kosovë për të prerë hardhitë e tij. Kushëriri i tij, babai i të ndjerit dhe pronar i murit, i kishte kërkuar të pandehurit të zbriste, përcjell albinfo.ch. Më pas kishte pasuar një konflikt i vogël fizik mes tyre.
Tensionet familjare tani po vazhdojnë edhe në gjykatën në Zvicër. Nëna dhe miqtë e të ndjerit e përshkruajnë atë si “personin më të mirë që ka pasur ndonjëherë”. Por, përveç sulmit ndaj të afërmit të tij, tashmë policia ka evidentuar argumente të tjera për të ndjerin, përfshirë një denoncim për kërcënim me vdekje.
Familja dhe mbrojtja e të ndjerit argumentojnë se motivi ka qenë një hakmarrje e përgatitur nga i pandehuri 57-vjeçar. Arma e vrasjes, një thikë e ushtrisë zvicerane, nuk ishte parë kurrë më parë në mjedisin e të pandehurit.
Prokurorja Annick Tavares kërkon një dënim me shtatë vjet burg dhe dëbim nga vendi për vrasësin. Vendimi i gjykatës pritet të merret të enjten.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor












