Shkurt.ch

Kosovari vret dy ushtarë amerikanë

Policia ka arrestuar një 21-vjeçar nga Kosova. Shoferi dhe një ushtar amerikan kanë vdekur si pasojë e këtij sulmi

Dy persona kanë vdekur në Aeroportin e Frankfurtit, pasi që një kosovar ka shtënë në drejtim të një autobusi, që barte ushtarë amerikanë, transmetojnë mediat gjermane.

Dy persona të tjerë në autobus, që besohet se janë ushtarë, kanë marrë po ashtu plagë serioze.

Policia ka arrestuar një 21-vjeçar nga Kosova. Shoferi dhe një ushtar ka vdekur në si pasojë e këtij sulmi.

Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për ndonjë sulm terrorist. Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Boris Hessen Rhein, kishte dalë në vend të ngjarjes. Ai ka thënë se është herët të thuhet nëse sulmi mbi autobusin me ushtarë amerikanë ka qenë terrorist.