Integrimi

Kosovari ther të ëmën nën ndikimin e drogës

"I pyetur nëse i kujtohet mbrëmja fatale ai thotë: "Po, mjerisht". Kam dëgjuar zëra, kam qenë si në trans. Nuk desha por thjesht ndodhi..."

 “Tung mami”. Në Gjykatën e Qarkut në Kulm (Kantoni Aargau) djali 24 vjeçar përshëndetet me nënën duke e puthur në faqe. Asgjë e jashtëzakonshme sikur djali të mos i kishte prangat në duar dhe në këmbë dhe sikur të mos ishte ai vetë që gjykohej për therjen me thikë të së ëmës. Më 10 qershor 2013Arbeni (emri i ndryshuar) e kishte goditur disa herë nënën e tij me thikë, duke i shkaktuar plagë në krah, në gjoks, në veshë dhe në qafë. Për pesë centimetra thika e të birit mund ta godiste në aortë dhe gjithçka të merrte një përfundim tragjik…”Unë nuk doja t`i bëja asgjë”, thotë sot djali 24 vjeçar.

I pyetur nëse i kujtohet mbrëmja fatale ai thotë: “Po, mjerisht”. Kam dëgjuar zëra, kam qenë si në trans. Nuk desha por thjesht ndodhi…” Një ekspertizë psikiatrike ka konstatuar se Arbeni vuan nga një skizofreni paranoidale. Është e pakontestueshme se ngjarja ka ndodhur nën ndikimin e një psikoze akute, thotë kryesuesja e trupit gjykues. E gjithë kjo tregon se Arbeni në atë moment ka qenë i papërgjegjshëm, gjë nuk e konteston as prokuroria. Por, për një akt të tillë dhune ai duhet t`i stacionare sipas nenit 59 të Ligjit Penal, të parapara për delinkuentët me çrregullime të rënda psikike. Nën këto masa ai i nënshtrohet një terapie që zvogëlon rrezikun e recidivizmit. Në rastin e Arbenit ky rrezik mund të vijë në rast se ai nuk i merr barnat dhe fillon sërish të marrë drogë.

Para trupit gjykues ai thotë se problemet e tij psikike kanë të bëjnë “100 për qind” me konsumimin e drogës, që ai e kishte filluar qsh si 13 vjeçar. “I kam provuar të gjitha llojet”, thotë Arbeni, i cili nuk kishte mbaruar zanat, nuk kishte pasur vend të përhershëm pune dhe as plane për të ardhmen. Por, tashmë ai është “i pastër” thotë Arbeni, duke nënkuptuar se nuk merr më drogë.

Dhe terapia duket se ka treguar ndikim pozitiv, Ai për çdo ditë i merr tabletat në byro dhe fillon punën. Konstrukton nga druri objekte të ndryshme për përdorim të përditshëm. Prej disa kohësh atij i lejohet të shëtisë në oborr i shoqëruar nga një kujdestar. Në përgjithësi ai thithe se ndjehet mire në klinikë. Avokati shprehet se masat stacionare nuk duhet të kalojnë mbi tre vjet. Por, kohëzgjatja varet nga zhvillimet te klienti i tij.

Arbeni tash ka plane të mëdha para vetes. Do të kryejë zanatin për automonter, do të martohet, do të ketë fëmijë… Dhe “do të kujdesem për prindërit kur ata të plaken, ashtu sikur janë kujdesur ata për mua si fëmijë”. Nga ana tjetër prindërit që janë ulur mbrapa tij ndjekin procesin i cili vendos për të ardhmen e djalit të tyre. Ata madje shprehen në favor të masës për terapi stacionare. Deri sa gjykata të marrë një vendim përfundimtar Arbeni do të vazhdojë terapinë. Ai ka një rrugë të gjatë për të bërë”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.