Integrimi
Kosovari ther kosovarin, thotë se është me trauma nga lufta
Ai thotë se ka qenë dëshmitar kur forcat serbe kishin dashur t`ia grabitnin fëmijën një nëne. Pastaj e kishin lyer me benzinë dhe e kishin djegur
Një kosovar sot 27 vjeç ka sulmuar me thikë kosovarin tjetër (34 vjeçar) dhe vetëm rastësia e ka shpëtuar viktimën nga më e keqja. Ai ka pësuar një therje prej rreth tetë centimetrash në regjionin e veshkave por thika, për fat, nuk ka prekur organet vitale, kështu që ka shpëtuar pa pasoja serioze. Mirëpo kjo gjë nuk ndryshon shumë në akuzën e lexuar ndaj tij në një gjykatë të Munihut. Ajo është: tentim vrasjeje.
I paraqitur në procesin gjyqësor të martën, Bujar H. ka pranuar therjen e bashkatdhetarit te tij, (Xhevdet K.) që ka ndodhur pas një rrahjeje në mes tyre në një diskotekë, në maj të vitit të kaluar. Por, sipas tij zënka është provokuar nga viktima. “Ai ishte shumë më i madh me trup se unë kështu që nuk ksiha shanse ndaj tij”, “arsyeton” Bujari sulmin e tij me thikë, shkruan süddeutsche.de.
Më tutje kosovari ka pohuar se traumat e pësuara në luftën e Kosovës (kur ai ishte fëmijë 11 vjeçar) e kishin sjellë në këtë gjendje. Sipas tij, ai kishte qenë dëshmitar kur forcat serbe kishin sulmuar një grua duke dashur t`ia grabitnin fëmijën. Pasi që ajo kishte rezistuar, ata e kishin lyer me benzinë dhe e kishin djegur. Kjo ngjarje e kishte traumatizuar atë duke i shkaktuar ndjenjën e frikës dhe pasigurisë.
Ai kishte ardhur në Gjermani në fillim të vitit 2010 dhe këtu jetonte si azilkërkues. Me kalimin e kohës kosovari kishte krijuar varësi nga bixhozi dhe alkooli. Kjo e kishte sjellë në gjendjen që të ushtronte dhunë ndaj të tjerëve. “Unë përpiqem ta zotëroj veten”, ka thënë para trupit gjykues kosovari, duke shpjeguar gjendjen e tij. Partnerja e tij italiane-kosovare, e cila tashmë është dhe nënë e fëmijës së përbashkët, ishte kundër varësisë së tij ndaj alkoolit por, siç thotë ai, “nuk kishte çka të bënte”.
Gjatë kohës së qëndrimit në burg ai i ishte drejtuar shërbimit për ndihmë kundër varësisë dhe tashmë kishte frekuentuar dhjetë orë këshillimi.
Procesi, të cilit shumë medie gjermane i kanë bërë jehonë të konsiderueshme, është duke vazhduar.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut